Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar letër urimi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Serbisë.
Në mesazhin e urimit, Biden ka konstatuar se Serbia bëri progres në dialogun me Kosovën. Ai i tha Vuçiqit se Ballkani është në interes të SHBA-së, duke e inkurajuar “të vazhdojë me progresin e vitit të kaluar në dialogun me Kosovën”, raporton N1, mediumi që shërben si filial i CNN-it në Beograd, përcjell Gazeta Express.
E inkurajoj Serbinë që të vazhdojë me progresin e vitit të kaluar në dialogun me Kosovën, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian. Marrëveshja për normalizim dhe zbatim paraqet hapa kyç drejt një të ardhmeje më paqësore dhe më të suksesshme për Serbinë, rajonin dhe Europën”, thuhet në mesazhin e Biden.
Në emër të popullit të SHBA-së, Biden i dërgoi “urimet më të mira” Vuçiqit.