Profesori i Katedrës së Historisë në Fakultetin Filozofik, Nuri Bexheti ka folur pr draft-statutin e propozuar nga BE-ja dhe SHBA-ja.
Ai ka thënë se sikur të bëhej “Zajednica” e vitit 2015 Kosova do të ishte në epërsi e do të kryhej kjo çështje ndërsa tash variant i propozuar është akoma më i keq.
Ai tutje ka folur edhe për raportin e shqiptarëve me serbët, duke thënë se si shtet nuk kemi dit si të sillemi me pakicat.
AI ka thënë se është dashur tu jepen të gjitha të drejtat që u takojnë dhe i kërkojnë serbët lokal.
“Unë jam radikal në qëndrimet e mija në raport me pakicat, unë mendoj që shqiptarët e Kosovës janë ndër popujt më të vuajtur të kontinentit evropian deri në ’99. Ne sit ë juavtur shuëm në Jugosllavi nuk dim si të sillemi me pakicat, madhështia e kosovarëve do të kishte qenë nëse do të kishin ofruar shumë më shumë të drejta për pakicat. Aq shumë të drejta që ata të mos mund t’i konsumojnë. Ne u dashtë të ju themi çfarë doni, kisha, shkolla, flamurin, të gjitha tua lejojmë, edhe flamurin e Serbisë edhe të Rusisë, bile edhe të Bjellrusisë”, ka thënë ai.
E sipas profesorit, Nuri Bexheti, mandej Kosova do të duhej të kërkonte bashkëpunim me ta e integrim pasi vetëm në këtë mënyrë do të integroheshin.
“E ne duam, rrugët të mos i bllokoni, të paguani tatim, të paguani rrymë, pikat doganore të kontrollohen nga Prishtina, pikat malore të kontrollohen nga policia e përbashkët shqiptaro-serbe dhe t’i ngiju gjithë ditën me muzikë serbe”, potencoi Bexheti.
Bexheti tutje deklaroi se shqiptarët thellë në shpirtin e tyre nuk duan që asnjë serb të mos jetojë në Kosovë.
“Dhe këtë se kemi bërë, sepse në shpirtin e thellë të shqiptarit është që asnjë të mos e shoh në Kosovë, larg e më largë. Ta kishim bërë “Zajednicën” e vitit 2015 ne do të kishim qenë në epërsi tani ka ardh variant ma i keq”, u shpreh ai.