Avokati i njohur Besnik Berisha ka dhënë deklarata të ashpra në drejtim të prokurorit, Rasim Maloku.
Pas kësaj, Sami Lushtaku kishte ftuar Berishën në PDK, “për shkak të qasjes së tij”.
Por Berisha tha se ditën kur ta marrë detyrën e kreut të LDK-së do ta ftojë në këtë parti Lushtakun.
”Ditën kur ta marrë drejtimin e LDK-së, ka me ftu Lushtakun me u bë anëtar bashkë me njerëz të tij që e dojnë këtë vend”, ka thënë ai në Pressing.
Tutje, Berisha u pyet nëse ka ambicie për ta marrë timonin e LDK-së, ai tha se nuk ka tash ambcie, por nëse vazhdon kështu atëherë po.
”Nuk kam ambcie, por nëse vazhdo regjimi me persekutu njerëz. Pasha lumin Zot një ditë pa i dalë në krytë”, ka thënë ai.