Pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga mëngjesi i sotëm, derisa ajo në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se kjo pikë është hapur për qarkullim që nga ora 08:00.
“Po, pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm. Jarinja vazhdon të jetë e mbyllur”, ka thënë Elshani për Express.
Këto dy pika kufitare u mbyllën për qarkullim pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në mëngjesin e 24 shtatorit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.