Sali Berisha ka mbajtur fjalën në Kuvend, ku ka folur në lidhje me rezolutën për dënimin Serbisë për sulmin në Veri.
Ai theksoi se fjalimi i Ramës, ishte fjalim i shkruar në zyrat e Aleksandër Vuçiqit.
Sipas tij fjalimi kishte qëllim kryesor, në prag të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, të portretizonte si djall me zile, kryeministrin e Kosovës.
Fjala e Berishës:
Zonja drejtuese e seancës, që sot nderove në mënyrën më hipokrite deputetët martirë të opozitës së parë shqiptare, sepse ke përjashtuar 8 deputetë të opozitës në shkelje të çdo ligji, çdo rregulli, çdo norme nga parlamenti, me arbitraritetin e padronit tënd si skllave e tij.
Por sot jam këtu për të denoncuar përsëri atë që popu;lli e Kosovës e quan vëllau i Vuçiçit, analistë të mirënjohur perëndimorë e quajnë Pashiqi shqipfolës, kurse PD e ka shpallur prej vitesh argat i Vuçiçit dhe i Beogradit.