Gazetari Berat Buzhala e ka lansuar një video nga parku i kryeqytetit “Gërmia”.
Në videon mbi 8-minutëshe, Buzhala e ka komentuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Sipas Buzhalës, Rama është një menaxher i mirë, por një politikan skandaloz.
Ai e ka notuar me notën tetë kryetarin Rama në cilësinë e menaxherit, ndërsa me notën dy në cilësinë e politikanit.
“Për dy vjet, do punë i ka bo, e do punë po premton që ka me i bo” – analizon Buzhala.