Është thënë edhe më parë se lista e PDK-së do të pësojë shumë ndryshime. E këto ndryshime duket se do të prekin edhe dy nga emrat më të theksuar opozitarë, Bekim Haxhiu e Vlora Çitaku.
𝐌𝐚𝐧𝐝𝐚𝐭 𝐦𝐞 𝐌𝐞𝐦𝐢𝐧 ka mësuar nga burimet e veta se Haxhiu e Çitaku nuk janë në listën tashmë të përfunduar, anise kanë mbetur edhe disa detaje për t’u përmbyllur e për t’u dërguar në KQZ.
Mandat me Memin kontaktoi të dy figurat e Partisë Demokratike, por përderisa ish-ambasadorja në Uashington nuk ktheu përgjigje deri në momentin e publikimit, Haxhiu ishte më konkret:
“Ju ka gënjyer kush ka thënë ashtu. Unë do të jem sërish kandidat. Do të luftoj për mandatin e 6-të”, tha “Kamishi” për Mandat me Memin.
Gjithsesi, këto raportime do të konfirmohen shumë shpejt, ndërsa kujtojmë faktin se ditë më parë publikuam tre emrat që do të jenë në listë e ku përmendeshin Përparim Gruda, Mimoza Ahmetaj e Arben Mustafa.
Përparim Gruda, Mimoza Ahmetaj e Arben Mustafa në listën e PDK-së për deputetë