Deputeti i VV-së, Armend Muja ka kritikuar dosjen e Prokurorisë lidhur me aferën e vajit, grurit dhe sheqerit. Tha se malli i blerë që mungon është në vlerë 300 mijë euro e jo 600 mijë.
Rreth kësaj ka deklaruar, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ku ka thënë se për matermatikën e hajnisë Armend Muja është ekspert.
Haxhiu tutje ka thënë se këta që po sulmojnë prokurorin dhe po e mbrojnë vjedhjen e rezervave shtetërore nuk e kanë për “Ridin” por po frikësohet për veti.
Postimi i plotë:
Për “matemeatikën e hajnisë”, Armend Muja është ekspert!
Krejt këta që po e sulmojnë prokurorin dhe po e mbrojnë vjedhjen e rezervave shtetërore, nuk e kanë për Ridin, por po frikësohen për veti.
Me nënshkrimim dhe aminin e Albin Kurtit janë vjedhur rezervat shtetërore në kordinim me Rozeta Hajdarin dhe të arrestuarit.
Askush mbi ligjin, as Rozeta Hajdari e as Albin Kurti.