Bekim Haxhiu, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi, se pse nuk janë përgjigjur në lidhje me dyshimet për manipulim në konkursin për pranimin e infermierëve.
“Albin Kurti bashkë me Arben Vitin e Elvir Azizin do të duhej të pergjigjeshin për dyshimet në manipulim të konkursit për pranim të infermierëve, ku gjatë testimit janë shpërndarë pyetjet e testit përmes telefonit dhe se janë ngritur pikët e testit për disa kandidatë të preferuar të LVV duke cenuar barazinë në konkurim”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Ai tutje është shprehur se gjatë përidhues së qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, kjo parti ka dështuar në menaxhimin e Onkologjisë, ku pas ndërrimit të tre drejtorëve të kësaj klinike, është detyruar të rikthejë Ilir Kurtishin, drejtorin e klinikës.
“Gjatë kësaj periudhe, në Onkologji tre drejtora i ka ndrru LVV-ja dhe me të gjithë ka dështuar duke krijuar radhë të gjata e lista të pritjes në Onkologji, derisa u detyrua ta rikthej Dr. Ilir Kurtishin në menxhim të Onkologjisë”, ka shtuar Haxhiu
Haxhiu ndër të tjera ka kërkuar që me këto manipulime të merren organet e drejtësisë.