Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kritikuar Qeverinë Kurti në seancën e sotme ku po diskutohet për mbështetjen urgjente financiare të Policisë.
Berisha ka thënë se pozita nuk është sot në sallën e Kuvendit, për shkak se nuk i intereson asgjë tjetër përpos pushtetit.
“Kjo situatë e policisë do të ishte ndreq nëse do i kishim trajtu më mirë. Orët shtesë janë pagu ma përpara, prej që osht kjo Qeveri këto shtesa janë ndalë. Tash duhet me gjetë forma alternative. Rrezikshmëria osht obligim i shtetit, duhet me ua pagu policisë. Mujmë me bo një fond të posaçëm për policët. Pse nuk është pozita ktu, pse nuk përgjigjet Kryeministri e Ministri në pyetjet parlamentare. Se menojnë që edhe rrejnë, edhe mashtrojnë, edhe e marrin votën apet. Këta dojnë veç pushtet, s’ju intereson bash kërkush. Pozita e kanë kasavetin se s’dojnë që i lon meritë kërkujt, që mos t’ju jetë edhe opozitës që po bëjnë diçka”, tha Berisha.