Bekë Berisha ka folur për mediet pas një takimi që kishte bashkë me udhëheqësit e KB Prishtinës dhe vetë tifozerinë Plisat.
Para një numri të vogël gazetarësh ai potencoi se mbase do ta ketë të pamundur ta drejtojë klubin bardhekaltër, duke pohuar se do të jetë në pritje të një vendimi nga Agjencioni Kundër Korrupsionit, megjithatë shtoi se deri te betimi për deputet ka kohë dhe se do të mundohen ta gjejnë një person adekuat për të qenë Ushtrues Detyre i kryetarit të Prishtinës, duke mos mohuar kështu angazhimin e tij, të paktën edhe indirekt.
