Bejtullah Deliu – Edon Canës: Veç ke përfituar nga partia – Ku ishe kur s’kishim kandidat për kryetar?

Kreu i asamblistëve të PDK-së në Rahovec, Bejtullah Deliu iu është kundërvuar ushtruesit të kryetarit të degës së kësaj partie në këtë qytet, Edon Canës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Deliu ka pyetur Canën se ku ishte kur partia s’kishte kandidat për kryetar.

Veç kësaj ai shtoi se nuk do të tërhiqet nga karrigia e asamblistit, aq më pak nga angazhimi për PDK-në.