Bëhuni gati – ky është parashikimi i motit për sot

I nxehti përvëlues vijon edhe për ditën e enjte në Kosovë.

Ndikimi i masave ajrore të nxehta dhe orët e gjata me diell do të bëjnë që termometri të regjistrojë vlera të larta të temperaturave.

Ndërsa gjatë pasdites rreth viseve malore mund të kemi zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima.

Ekziston mundësia edhe për kalimin e ndonjë stuhie, pasi Sllovenia dhe Kroacia janë goditur nga stuhi të fuqishme dje dhe sot.

Të enjten termometri pritet të shënojë temperatura prej 26 deri në 33 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.
/Motilokal.com