Është bërë zbulimi i shtatores së çështjes kombëtare, Adem Demaçit.
Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi si dhe familja e Demaçit.
Kurti në fjalën e tij në zbulimin e shtatores ka thënë se kjo përmendore do të deklarojë para brezave një virtyt të dyfishtë të shoqërisë, shkruan Klankosova.tv.
Ndërkaq, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se është i lumtur që Podujeva është qyteti i parë që, siç u shpreh, do ta ketë shtatoren e bacës Adem
Kujtojmë se Adem Demaçi ishte veprimtar që luftoi për kauzën kombëtare dhe për angazhimin e tij politik, ai vuajti 28 vjet burgim në burgjet e Jugosllavisë.