Një shtëpi në rrugën “Sadri Zeneli” në Gjakovë është përfshirë nga zjarri, për shkaqe ende të panjohura.
Shtëpia, pronari i së cilës është një mërgimtar, është bërë e tëra shkrumb e hi, si pasojë e flakëve që e kapluan, në orët e para të mëngjesit.
Posa Policia është njoftuar nga disa qytetarë për rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Zjarrfikësit, me ç’rast është bërë lokalizimi i zjarrit.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar dhe ende nuk duhet vlera e dëmit, për shkak se shtëpia është djegur tërësisht.
Lidhur me këtë rast, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “zjarrvënie”. /Sinjali
https://permbledhja.com/e-rende-humb-jeten-nje-49-vjecar-si-pasoje-e-aksidentit-ne-gjakove-policia-jep-detaje/