Begaj uron Kurtin: Uroj që ajo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Albin Kurtin e Vetëvendosjes për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Begaj uroi po ashtu që vota e marër të shndërrohet “në përgjegjësi institucionale”.

“Urime Kosovë! Urime Albin Kurti! Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin. Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane”, shkroi Begaj.