Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.
Ai ka shkruar se shqiptarët sot humbën emancipuesin e tyre shpirtëror.
“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne. Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”
Kadare ka vdekur sot në ora 08:50 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në moshën 88-vjeçare.