Begaj në Kosovë/ Osmani i kërkon aleancë ushtarake, presidenti i “tregon” derën: Kemi NATO-n

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar ditën e sotme vizitën e parë zyrtare në Kosovë, pasi u zgjodh në krye të shtetit.

Begaj ka zhvilluar një takim me homologen e tij, Vjosa Osmani me të cilën kanë mbajtur dhe një konferencë të përbashkët për mediat, ku Osmani i parashtroi një kërkesë të qartë Begajt.

“Është me rëndësi që këto dy shtete ta formojnë një traktat për mbrojtjen e njëra-tjetrës. kjo praktikë është në harmoni me praktikat ndërkombëtare dhe aplikohet nga shumë shtete. Është koha që të bëjmë hapa të duhur në këtë drejtim”- u shpreh Osmani.

https://permbledhja.com/presidentja-osmani-flet-me-ne-fund-per-ceshtjen-e-shamise-ky-eshte-qendrimi-i-saj/

Osmani kërkoi nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Shqipërisë për mbrojtjeje e njëra-tjetrës në rast sulmesh dhe tensionesh ushtarake. Nga ana e tij, Begaj nuk e refuzoi menjëherë këtë kërkesë, megjithëse deklaroi se NATO mbetet garant i paqes në rajon, duke lënë të kuptohet se nuk e mbështet idenë e një aleance mes dy vendeve.

“Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe vlerëson se NATO mbetet një garant i paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë”– tha Presidenti Begaj.

Kosova ka aplikuar për të qenë anëtare e NATO-s, ndërkohë kërkesa për nënshkrimi ne aleancës me Shqipërinë vjen pak pas përplasjeve të dhunshme me serbët e veriut, të cilat ngjallën shqetësim.