Bedri Islami për Hashim Thaçin: Çka do që i thonin amerikanët, ai e bënte

Bedri Islami, aktivist i moçëm i çështjes kombëtare, përfshirë udhëheqës i LPK-së, ka dhënë një intervistë të gjatë në RTV Dukagjini.

Në këtë intervistë, ai ka komentuar shumë rrjedha politike, por edhe figura të rëndësishme gjatë dekadave të fundit.

Në një moment, Islami foli edhe për Hashim Thaçin, ish-kryeministër dhe ish-president i Kosovës. Sipas Islamit, Thaçi ka menduar gjithmonë si politikan.

“Hashim Thaçi ka lindë me stofin e politikanit. Hashim Thaçi e ka ditë me 1 janar në mëngjes se çfarë ka më bë më 31 dhjetor në darkë. Ka mendu gjithmonë politikisht. Ka rujtë pak miq, por i ka pasë ata që i shërbejnë në politikë. Diti me drejtu veten te amerikanët verbërisht. Çka do që i thonin amerikanët, ai e bënte.” – tha Islami në RTV Dukagjini.