Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka pritur sot në zyrën e tij kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, me të cilin ka diskutuar për mobilizimin e strukturave të partisë në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Hamza tha se takimi është fokusuar në organizimin e plotë të PDK-së në Drenas dhe rëndësinë e angazhimit maksimal për të siguruar një rezultat të fuqishëm nga qytetarët e kësaj komune.
“Me Ramizin biseduam rreth mobilizimit të plotë për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe angazhimit për ta maksimizuar votën e qytetarëve në Drenas. Ky proces kërkon bashkëpunim të ngushtë, koordinim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi nga secili prej nesh.”
Hamza u shpreh se PDK-ja në Drenas është më e organizuar se kurrë dhe e përgatitur për një fitore të sigurt.
“PDK-ja në Drenas është e bashkuar, e organizuar dhe e gatshme për fitore!”

