Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar lidhur me situatën politike në vend, duke kërkuar nga partitë politike që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të angazhohen për zgjidhjen e ngërçit institucional.
Në deklaratën e publikuar në ‘Facebook’, theksohet se është e domosdoshme që partitë të gjejnë një kompromis dhe të procedojnë me formimin e institucioneve.
“Gjykata Kushtetuese ka folur dhe ka dhënë sqarime të rëndësishme. BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të ecur me shpejtësi me procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe Zëvendëskryetarëve. Nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik!”, thuhet në postim.