Kuvendi i Kosovës sot me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar në parim Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).
Për këtë ka shkruar shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili tha se presin që drafti të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias para miratimit.
“U njoftova se Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ne presim që drafti të përputhet plotësisht me rekomandimet e Komisionit të Venecias para miratimit të ligjit”, ka shkruar ai.