BE kërkon llogari për sulmin e Banjskës, thotë se autorët duhet të dalin para drejtësisë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka reaguar në një vjetorin e sulmit të Bajnskës, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku.

Në një shkrim në rrjetin social “X”, ai ka përsëritur thirrjen e BE-së për ndjekjen penale të shpejtë të përgjegjësve.

Po ashtu, ai ka ritheksuar nevojën e përpjekjeve të vazhdueshme për ruajtjen e sigurisë dhe avancimin në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Një vit pas sulmit në Bajnskë, BE përsërit thirrjet për ndjekjen e shpejtë penale të atyre që janë përgjegjës dhe rikonfirmon angazhimin e saj ndaj drejtëssië dhe llogaridhënies. Është një kujtesë për nevojën e përpjekjeve të vazhdueshme për ruajtjen e sigurisë, dhe avancimin në normalizimin ne marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.” – ka shkruar Stano.