Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, ka thënë se pajtohen me deklaratën e djeshme të Bashkimit Europian ku tha se Serbia ka shkelë marrëveshjen për liri të lëvizjes me ndalimin e qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare.
“Ishte një deklaratë nga BE dje. Ne punojmë për të mbështetur BE-në në negociatat e dialogut..zotëri Stano e bëri shumë të qartë këtë dhe ne nuk kemi si të mos dakordohemi se si BE i sheh këto gjëra. SHBA kërkon që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog të implementohen plotësisht dhe ne vazhdojmë të punojmë së bashku”.
Hovenier u pyet edhe rreth takimit të sotëm në Bruksel Bislimi-Petkoviq dhe tregoi mbi pritshmëritë e tij.
“Është e vështirë të them se çfarë të ndodhë meqë negocimi po vazhdon. Unë mund të përsëris atë që kemi thënë shumë herë. Ne shpresojmë të shohim që kjo çështje të zgjidhet…E kuptojmë nevojën për të luftuar dhe ngushtuar hapësirën e manovrimit për pastrimin, financimin e terroristëve. Ne konstant kemi shprehur shqetësimet për mënyrën e zbatimit që nuk i mori parasysh ndikimin në komunitetet e prekura, veçanërisht komunitetin serb, por jo vetëm atë. Ne i vlerësojmë përpjekjet nga Përfaqësuesi i BE-së, Lajcak, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. E vlerësojmë angazhimin për të gjetur zgjidhje për këtë çështje në tavolinën e dialogut. Shpresojmë të zgjidhet nga të dyja palët”./Express/