Një bazë me rëndësi për të gjithë Ballkanin Perëndimor, kështu e konsideroi kryeministri Edi Rama, hapjen e bazës së NATO-s në Kucovë, këtë të hënë. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se Shqipëria pret sot me krenari aleatët dhe partnerët e saj.
“Duke parë një pjesë të të pranishmëve këtu si përfaqësues të një gjenerate tjetër që jetoi të gjitha zhvillimet dhe përpara ndryshimeve demokratike po i referohem një fragmenti të gazetës “Zëri i Popullit”, në maj 1954 kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik dhe gazeta shkruante se të vdekurit po kërcenin nga gëzimi dhe lulet atë maj kishin celur më herët për të mirëpritur shokun Krushov. Është me rëndësi ky referim e në atë kohë Shqipëria me këtë bazë konsiderohej strategjik i perandorisë sovjetike dhe në Kucovë kishte një numër jo të vogël avionësh bombardues. Plani i luftës, do të niste me bombardimin e Vjenës, bazave të NATOs në Danimarkë dhe pjesë do të ishin edhe avionët e Kucovës.
Sot jetojmë në epokë tjetër dhe Shqipëria gjendet në anën tjetër. Duke mirëpritur me krenari aleatët e saj në një aleancë që është në radhë të parë vlerash në mbrojtje të paqes dhe demokracisë. Jam i lumtur sot që një punë e nisur prej kohës arriti të përfundojë dhe këtu janë plot miq, partnerë e aleatë, ku falenderoj ministrin italian që ka ardhur edhe me disa avionë luftarakë me vete
Dhe miqtë e aleatët tanë turq që për thuajse 3 dekada mbajtën gjallë frymën e kësaj baze që sot është transformuar dhe e gatshme si një bazë e re e NATO me një rëndësi që kalon kufijtë e Shqipërisë. Me siguri për rajonin tonë, ” vijoi Rama.