Baton Haxhiu, gazetar, ka thënë në Pressing se sanksionet potenciale të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se ato sanksione janë seriozë dhe nuk hiqen brenda pak kohe edhe nëse Kurti ndryshon.
Madje, Haxhiu ka thënë se edhe qeveritë e tjera do të kenë probleme me këto sanksione.
Sipas Haxhiut, pas sanksioneve të BE-së pasojnë edhe ato amerikane, siç ndodhë në praktika të tjera.
”Unë jam lexues i vëmendshëm dhe nuk kam dashur që atë lexim që e kam bërë ta mbajë mend për arsyeje se janë sanksione që kur hyjnë në një rrugë ato zgjasin me vite. Shtetet e mëdha kur vendosin për gjëra të tilla nuk vendosin t’i heqin për 1 jave, pas 1 muaji apo 2 muajve heqjen e sanksioneve, ato qëndrojnë gjatë. Besueshmëria humb edhe me shku Kurti nesër, ose kushdo që vjen në qeveri ato mbesin“, ka thënë Haxhiu.