Bashkimi ka arritur në finalen e madhe të Play-Offit në basketbollin kosovar.
Portokallinjtë nga kryeqyteti historik triumfuan në Pejë në gjysmëfinalen e katërt, 78-84.
Pritet një finale e zjarrtë mes kampiones aktuale dhe skuadrës që i mungon titulli prej tash e gjashtë vitesh.
Duhet thënë se për herë të parë, finalja në basketbollin tonë do të jetë me katër ndeshje të fituara.