Basha kërkon miratimin e ndihmës ushtarake prej 50 milionë eurosh për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një komunikim në Instagram, ka apeluar për palët politike në Shqipëri që të vendosin interesin kombëtar mbi gjithçka dhe të miratojnë amendamentin në buxhet për ndihmë ushtarake 50 milionë euro për Kosovën.

Sipas tij, gjëja e parë që do të ndryshojë, nuk do të ketë një qasje si patronazhist, por si bashkëpunëtorë i gjithë lidershipit politik të shqiptarëve në Ballkan dhe kudo ata jetojnë.

“Dera jonë do të jetë e hapur për të gjithë. Dua t’u them dhe këtë, ndryshimi ka filluar që tani. Si kryetar i Partisë Demokratike kam çuar në Parlament amendamentin financiar, ushtarak për Kosovën me vlerë 50 milionë euro. Pra, gjithçka do të jetë për interesin kombëtar dhe asgjë nuk do të mbivendoset mbi interesat kombëtare. As interesat politike, aq më pak personale”, ka theksuar Basha.