Baraliu: Zgjedhjet në veri janë test, nëse dalin mbi 51% i bie se Beogradi dhe Lista Serbe kanë ende ndikim në veri

Ndërkohë, ish-kreu i KQZ-së dhe njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu e ka konsideruar si test mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Ai konsideron se kanë ndryshuar rrethanat dhe se disponimi nuk është sikurse zgjedhjeve të fundit.

’Nuk dihet, nuk ka ndonjë barometër se si do të shkoj ajo punë, sepse kanë ndryshuar rrethanat, si duket edhe disponimi i gjendjes paraprake i zgjedhjeve të fundit, kur Lista Serbe, me terrore, presione, blerje të votave ka bërë që pjesa dërrmuese me 80-90% i qytetarëve të dalin në zgjedhje atje dhe kësaj here është më vështirë sepse konfiguracioni ka ndryshuar, por të shohim’’, shprehet ai për Front Online.

Për Baraliun këto zgjedhje do të tregojnë se sa ka arritur Qeveria Kosovës që ta bindë popullatën e asaj pjese për integrim dhe cili do të ishte roli i Listës Serbe dhe Beogradit në atë pjesë pas këtyre zgjedhjeve.