Balje zotohet për ta kundërshtuar sërish Kodin Civil – Klinaku s’e sheh si kusht për anëtarësim në KiE

Përpjekjet e pushtetit për ta kaluar Kodin Civil nuk do të jenë edhe të lehta, pasi kundërshtitë që do të hasë Qeveria për këtë Projektligj janë të mëdha. E deputetët që kanë votuar kundër herën e parë, zotohen se do ta bëjnë të njëjtën sa herë se sillet për votim në Kuvend.

Një ndër deputetet që konsiderohet më e ashpër në këtë drejtim, Duda Balje, thotë se një projektligj të tillë nuk do ta votojë asnjë herë. Ndërsa teologu thotë se Kosova nuk është e gatshme ta bëjë një kapërcim të tillë, teksa s’pranojnë ta ndërlidhin këtë çështje me anëtarësim në Këshill të Evropës.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balje, thotë për Ekonomia Online se kundër do të votojë saherë që sjellët në Kuvend ky projektligj.Madje, beson se të njëjtën do ta bëjnë edhe deputetët që kundërshtuan herën e parë.

“Shpresoj se jo se unë mendoj se është, shumë herë kam fol për këtë dhe vërtetë unë nuk e ndryshoj qëndrimin tim prej fillimit kam thënë se ne nuk jemi gati për këtë dhe tash mendoj njëjtë. Nuk e votoj këtë. Asnjë fe nuk e lejon këtë, vërtetë është se shumica janë me fe islame dhe unë nuk e besoj se asnjë që ka fe si mysliman nuk ka me e leju këtë dhe nuk ka me marr më të mirë por prapë se prapë ne si politikanë, unë duhet me fol se ne jemi shtet laik pa marr parasysh fenë e cila është për mua shumë e rëndësishme unë edhe me e lënë fenë anash unë prapë mendoj se nuk është mirë dhe unë mendoj e kryeministri nëse ka vendos tash me e bë këtë mendoj se është gabim sepse nuk jemi gati as nuk besoj se kemi vota të mjaftueshme brenda sallës dhe unë mendoj se ne deputetë të cilët kemi qenë kundër herën e parë nuk e besoj se asnjë deputet ka ndryshu qëndrim”, u shpreh Balje, teksa nuk e sheh si kushtin kryesor që Kosova të anëtarësohet në Bashkim Evropian.

Nuk e di por duhet me këqyr si je brenda shtetit, qysh është disponimi brenda shtëpisë, pastaj me këqyr edhe jashtë shtëpisë edhe nëse është kusht ne kemi shumë kushte me qenë pjesë e Evropës dhe unë nuk besoj se është kushti kryesor sepse shumica e shteteve në Evropë nuk e kanë pranuar këtë në mënyrën e qysh na po dojmë me e bë”, Duda Balje.

Kundër Kodit Civil ka dalë edhe Avdullah Klinaku, kryetar i Demokracisë Konservarore. Ai për Ekonomia Online, ka hedhur kritika në adresë të kryeministrit Albin Kurti, që Kodin Civil ta dërgojë përpara.

Madje, Klinaku thotë se shqiptarët më shumë e duan familjen se sa “dëshirën e Kurtit për të realizuar një synim të tillë”.

“Madje si rezultat i tendencës së tij dhe insistimit të tij për të kaluar këtë kod civil ka bërë një premtim publik në forumet e partisë së majtë gjermane dhe si rezultat i kësaj përpjekjet që t’i merr përsipër disa ose jep premtime që në një moment të caktuar kthehen dhe obligime për Kosovën prej faktori ose BE-së. Kështu që në këtë kontekst Kurti ka pas shumë gabim që e ka përmend ose e ka potencuar ose që ka marrë zotimin që unë do angazhohem personalisht për krijimin e një shumicë për krijimin e një shumice të tillë për kalimin e kodit civil që nënkupton lejimin e martesave njëgjinore tekstualisht siç e ka cituar dhe unë besoj që megjithatë shqiptarët janë ata që e duan më shumë babën, nënën, fëmijët dhe familjen në përgjithësi së sa dëshirën e Kurtit për të realizuar një synim apo qëllim të tillë”, u shpreh Klinaku.

Klinaku ka mohuar pretendimet se Kodi Civil është kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës. Thotë se bartja e pronës Manastirit të Deçanit ishte kushti i fundit.

“Shumë mirë e përmende idenë dhe krahasimin e idesë së kushteve nga Këshilli i Evropës për tu anëtarësuar dhe Kodin Civil. Zakonisht politikat kur kanë deshtë me i shty disa ambicie të veta personale ose partiake ose politike qytetarët e vendit tonë i kanë mashtruar duke thënë se po e lyp faktori ndërkombëtar po e lyp Evropa e Amerika. Një gjë që duhet më e pas të qartë qytetarët e këtij vendi që miratimi i Kodit Civil nuk është kusht për anëtarësim në KiE, madje vetë Qeveria ka deklaruar kur i ka fal tokën Manastirit të Deçanit, ka thënë se ky është premtimi jonë i fundit sa i përket kësaj çështje dhe nuk ka kusht tjetër për anëtarësim në KiE, pas kësaj del vetë kryeministri Kurti që deklarohet se unë do përpjekem për me e realizu Kodin Civil dhe në këtë rast e përmend aty edhe pse aktgjykimet e gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut nuk obligojnë”, thotë Klinaku.

“Ne do jemi një prej shteteve të para në Ballkan, i dyti që do ta aprovojmë ose legjitimojmë martesën njëgjinore, rrjedhimisht ne nuk kemi asnjë kusht për anëtarësim në KE sa i përket miratimit të kodit civil, qeveria jonë ka deklaruar se pas faljes së tokës manastirit të Deçanit nuk ka kusht tjetër dhe është jo logjike dhe as jo politike e të njëjtën kohë as morale me marr obligime tjera karshi BE-së në procesin e anëtarësimit në KiE”, u shpreh tutje Klinaku. /EO