Pozitë e opozitë kanë paralajmëruar zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se Qeveria në pushtet, s’do të ketë shanse të dalë më e para.
Bajrami tha se zgjedhjet e parakohshme kanë qenë moti të nevojshme në Kosovë, teksa shtoi që qytetarët kanë përjetuar zhgënjim mjaft të madh nga Qeveria Kurti.
“Vendi ka pasur nevojë që një kohë të gjatë të shkojë në zgjedhje, me të gjitha këto kriza, me tërë këtë tension, është dashur që Qeveria të reflektojë e të thonë se s’janë për këtë punë. Ne si opozitë nuk i kemi numrat. Asnjëherë më Vetëvendosja s’do të dalë më e para, për shkak se zhgënjimi është shumë i madh”, deklaroi Bajrami në emisionin “InfoNata”.
Ndërkaq, sa i përket çështjes së ndalimit të dinarit serb në Kosovë, Bajrami tha se përplasjet e aleatëve me Qeverinë e Kosovës, janë mjaft të dëmshme për vendin.
Kosova nuk e ka luksin ta testojë durimin e Amerikës në asnjë moment”, potencoi Bajrami tutje në Tëvë1.