Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka shkruar se nuk do të vërehet pothuajse nga askush vendimi i sotëm i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’i ulur tarifat për ata që shpenzojnë mbi 800 kWh dhe 3% për bizneset.
Ajo shkroi se ZRRE e ka shtrenjtuar rrymën dy herë gjatë mandatit të kësaj qeverie. Tha se për tri vjet rryma u shtrenjtua mbi 100%, ndërsa u lirua vetëm 8%.
Deputetja shkroi edhe se arsyet për shtrenjtimin e rrymës “sot janë inekzistente”.
“Sot, Zyra e Rregullatorit të Energjisë paska vendosë të ta ulë çmimin për 8%, ulje kjo që nuk do të vërehet pothuajse nga askush. Dmth. ngritje mbi 100% dhe ulje vetëm 8%, edhepse arsyet që janë përdorë kur është ngritë çmimi i energjisë sot janë inekzistente”, shkroi Bajrami.