Bajrami publikon 5 kontrata sekrete të nënshkruara nga Qeveria Kurti brenda një dite

Ish-ministrja dhe nënkryetarja e LDK-së, Hikmete Bajrami, ka shkruar se Qeveria Kurti ka nënshkruar edhe pesë kontrata të reja sekrete. Bajrami thotë se e gjithë kjo po ndodh derisa Kurti po vazhdon propagandën e tij duke krahasuar rritjen e Bruto Produktin Vendor me gjendjen e shekullit të kaluar.

Bajrami i ka bërë thirrje Prokurorisë që të marrë masa dhe të ndëshkoj këto veprime që nënkryetarja e LDK i cilëson si korruptive.

Zyrtarja e LDK ka treguar se cilat kontrata janë nënshkruar dhe në fund ka shtuar se Qeveria pasi i ka ulur pagat e AKP-së, ka blerë shërbime profesionale në vlerë 250 mijë euro.

Reagimi i plotë:

ALARM:

Brenda një dite nënshkruhen 5 kontrata sekrete

Derisa Kryeministri Kurti vazhdon sagën e propagandës së tij, të pashoqe, ku përmes manipulimit të shifrave krahasimeve jo reale “tregon” se sa është rritë Bruto Produkti i Vendit në terma nominal (përfshi inflacionin dyshifror gjatë mandatit të tij), në krahasim me shekullin e kaluar, sejmenet e tij vazhdojnë nënshkrimin e kontratave sekrete në baza ditore.

Vetëm sot Komisioni Rregullativ i Porkurimit Publik ka njoftuar se janë nënshkruar edhe 5 kontrata të tilla, pra 5 kontrata sekrete për një ditë.

I bëjmë thirrje Prokurorisë të ndërmerrr masa konkrete dhe të ndëshkoj këtë lloj korrupcioni. Me këto kontrata po dëmtohet rëndë buxheti i shtetit, ka keqpërdorim të dëtyres zyrtare dhe po dëformohet konkurrrenca e drejtë në treg.