Bajrami: Për më pak se tri vjet, 209 milionë euro kontrata njëburimore i ka nënshkruar niveli qendror

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontrata njëburimore në vlerë 209 milionë euro, në më pak se tre vjet.

Bajrami ka shpjeguar edhe procesin dhe kur mund të lejohen kontratat njëburimore.

“22 mars 2021 deri me 29 janar 2024, d.m.th. një periudhë pak ma pak se trevjeçare, dhe janë 209 milionë euro, 240 janë duke përfshirë edhe nivelin lokal, 209 janë vetëm të nivelit qendror”, u shpreh Bajrami.

“Të jemi të qartë, në ligjin e prokurimit publik dhe rregullativat e bashkësisë evropiane dhe kontrata me negocim të drejtpërdrejtë, kontratat njëburimore lejohen në raste të veçanta. Nëse ka një projekt, nëse ka një rrugë, projekti nuk mund të përfundohet brenda kontratës së nënshkruar gjithmonë ka një nen të nënshkruhet edhe një aneks kontratë në shumën 10 për qind”.

“Rastet janë shumë specifike, p.sh. mundesh me bo kontratë negociuese, nëse ke një vetëm një ofertues”, tha deputetja në Klan Kosova.