Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, vlerëson se Projektligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nuk duhet të kalojë në seancën e kuvendit,
Në rastin se ndodh kjo, ajo ka treguar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, përcjell KlanKosova.tv.
“Ne deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do ta votojmë këtë Ligj antikushtetues dhe nëse kalon i njëjti do të përfundoj në Gjykatë Kushtetuese”, është shprehur ajo.