Bajrami: Mbyllja e degës së ‘Bankës Komerciale’ të Serbisë nuk ka të bëjë asgjë me veprimet e Qeverisë

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se mbyllja e degës së “Bankës Komerciale AD Beograd” në Mitrovicë nga BQK-ja nuk ka të bëjë asgjë me veprimet e Qeverisë së Kosovës.

Sipas Bajramit, ka me shumë se tri vite që ‘Bankën Komerciale’ në Serbi dhe filialat e saj i ka blerë ‘NLB Slovenia’.

“Mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ bankë kjo e Serbisë që në Kosovë ka operuar që nga pasufta si bankë e licensuar nga BQK-ja, është mbyllë sot sepse ka me shumë se tri vite që ‘Bankën Komerciale’ në Serbi dhe filialat e saj i ka ble ‘NLB Slovenia’, e cila siç e dini ka e një licensë në Kosovë dhe me ligjin aktual një operatori nuk i lejohet t’i ketë dy licensa”, ka shkruar ajo.

Bajrami tutje thotë se mbyllja e bankës është veprim i natyrshëm, transmeton lajmi.net.

“Andaj mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ nuk ka të bëjë asgjë as me veprimet e Qeverisë dhe as të BQK-së, ka qenë veprim  i natyrshëm që ka filluar tashmë që nga shitja e kësaj banke, përmes likuidimit vullnetar. Unë veç uroj që politizimi i kësaj çështje, në këtë moment mos të hapë mundësinë për kërkesë për një licensë të re, të një banke tjetër të Serbisë në Kosovë!”, ka shkruar ish-ministrja.