Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, lidhur me “Grantin e Performancës për Komunat”, duke i thënë se do të ishte më mirë për qeverinë të fokusohet në punë e më pak në baltosjen e punëve që kanë bërë qeveritë e kaluara.
Në një postim mbrëmë Krasniqi tha se e kanë gjetur të anuluar këtë grant dhe se si qeveri e kanë rikthyer sërish, duke shtuar se sistemi i kaluar ishte i brishtë dhe jo kredibil.
Bajrami ka thënë se nuk qëndron ajo që ka deklaruar Krasniqi, duke thënë se ky grant ishte vendosur në projekt-buxhetin e vitit 2021 nga Qeveria Hoti, apo rreth pesë muaj para se Krasniqi ta merrte pozitën.
“Dmth. granti i përformancës vetëm se ishte përfshirë ne draft-ligjin për buxhetin vjetor 2021, i cili me pas ishte miratuar nga Parlamenti dhe është bërë pjesë e Ligjit të buxhetit ende pa ardhë ju në qeveri”, ka shkruar Bajrami.
Ndërkohë, sa i përket kredibilitetit, Bajrami ka pyetur si mund të kontestohet kjo kur në Komisionin e Granteve përveç përfaqesuesit të MAPL-së dhe Ministrisë së Financave, MF që përfaqësohej nga drejtori i buxhetit, kanë marrë pjesë përfaqësuesit e agjencive zhvillimore të Zvicres, Suedisë dhe Norvegjisë; përfaqesues të shoqerisë civile si dhe përfaqësuesi nga ZKA.
Ajo ka pasur edhe një sugjerim për Krasniqin.
“Dhe në fund, ministër shumë më mirë do të ishte për ty dhe për vendin që të fokusoheni me shumë në punë e më pak në baltosjën e çdo pune të mirë që kanë bërë plotë profesionistë/shërbyes civil e qevertiarë në të kaluarën”, ka shkruar Bajrami