Bajrami i drejtohet kabinetit qeveritar: Përparim Rama po bën punë sa krejt ju bashkë

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka lavdëuar Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, për të cilin tha se po bën punë më shumë se të gjithë ministrat e Qeverisë Kurti bashkë.

Këtë deklaratë, Bajrami e dha në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet Projekt-buxheti për vitin 2024.

Duke iu drejtuar Kabinetit Qeveritar, Bajrami pyeti se cila do të jetë trashëgimia që do ta lë pas kjo qevferi pas mandatit 4-vjeçar.

“Përparim Rama e ka trashëguar prej pushtetit 8-vjeçar të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës. Mos e harroni asnjëherë edhe këtë. Në ndërkohë që kryetari Rama dhe Komuna e Prishtinës po bën sa krejt ministritë bashkë, sa krejt ju bashkë. Cila është trashëgimia që ju do ta leni? Kjo është pyetja. Sepse në opozitë keni hy në histori me gaz lotsjellës, me Molotov, me zolla. Cka do t’i leni trashëgimi vendit pas mandatit tuaj 4-vjeçar me 11.4 miliardë të menaxhuara. Kjo është pyetja”, tha Bajrami.