Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka kritikuar sot në një postim në “Facebook” reagimin e shteteve të QUINT-it për çështjen e dinarit.
Ai tha se QUINT-i po sillet “Luan me Kosovën pulë me Serbinë”.
“Për pasivizimin e adresave të shqiptarëve nga lugina e Preshevës nuk kishte reagim nga QUINTI.
Tash po e pres reagimin e QUINT-it për spastrimin etnik, i cili po ndiqet përmes shkurtimeve buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptarë në Luginën e Preshevës.
Luan me Kosovën pulë me Serbinë.”