Pas Dimal Bashës, edhe deputeti i tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është marrë me sloganin ”Rruga e Re“, të prezantuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku.
Ditë më parë, Basha e kishte quajtur si ”rrugë të gabuar“, ndërkaq Bajqinovci thotë se është ”rrugë për Prapashticë“, duke e nënkuptuar ish-kryetarin e kësaj partie Isa Mustafa, që sipas Bajqinovcit pa Kurtin shpie atje, në Prapashticë.
“Rruga e Re” e pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë“, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.
”Rruga e Re“ e prezantuar nga LDK-ja ka ngallur reagime të shumta, ky subjekt politik kritikon qeverisjen e Albin Kurtit, duke thënë se po ofrojnë një altenativë të re.