Mefail Bajqinovci, ka thënë se nuk ka forcë politike që mund ta rrëzojë Qeverinë Kurti.
Ai në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se kjo jo vetëm për shkak të numrave në Kuvend, por edhe për atë që sipas tij Kurti gëzon popullaritet.
Megjithatë, Bajqinovci ka thënë se nuk ka nevojë që të mbahen zgjedhjet gjatë këtij viti për shkak të situatës në Veri, pasi thotë se ky problem është tash e 23 vjet.
”Së pari, asnjëra nga këto që u përmendën nuk mund ta thonë vendin në zgjedhjet. Konjufca e ka thënë për shkak të bllokadës së Kuvendit”, tha fillimisht Bajqinovci, duke përmendur deklaratën e Konjufcës në Kuvend që vendi mund të shkojë në zgjedhje.
“Nuk besoj që ka nevojë të shkohet në zgjedhje për shkak se kemi probleme të Veriut për 23 vjet. Nuk ka forcë politike që mund ta rrëzojë Qeverinë”, ka thënë deputeti i VV-së.