Deputeti i VV-së, Avni Dehari, ka shpërndarë një status ku kritikohet kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti.
Në profilin e tij në Facebook”, deputeti Dehari ka shpërndarë statusin e qytetarit Halil Selimi, i cili e kritikon shefin e Qeverisë për takimin e fundit në Bruksel.
Në statusin e tij, Selimi ka ironizuar me pretendimin e kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se sa herë bëhet konstruktiv në dialog shkaktohet nervoz në dhomën e negociatave.
Ai ka thënë se Kurti nuk është dashur të shkojë fare në këtë takim.
Selimi e ka porositur kryeministrin që të mendon pak edhe për Kosovën.
“Bravo kryeministër! Ja paske ftofë Vuqiçit, Europës dhe gjithë botës! Por, kjo e konstruktivitetit, disi nuk po më pëlqen! Don të thush se paska pas raste edhe kur nuk ke qenë konstruktiv, a?! Jo, këtë nuk e besoj! Madje, as kur e thua Ti, as me shkrim, as me gojë! Por, ndoshta të kish ra edhe më mirë se me qenë konstruktiv, me e dëgju Bislimin e mos me shku fare në këtë format takimesh pa t’i hequr masat sanksionuese BE-ja?! Në diplomaci, nuk mjafton të kesh të drejtë, as të jesh konstruktiv me raste, por të dish kur dhe çfarë duhet të bësh, jo vetëm në të mirën e përfitimit mbisundues, primitivisht të ‘admirueshëm’ nga analfabetët funksionalë, por edhe për Kosovën me mendu pak! Mjafton që Ti e ke njoftë de facto dhe shteti po funksionon!”, ka shkruar Selimi.
Në pjesën e fundit të statusit, ai i thotë Kurtit që të punojë e të mos shet p****a të ftohta.
“Vuqiçi mos ta njeh kurrë, s’na bëhet vonë! Pastaj, opozitarët e sotëm, ani se e kanë bërë shtetin, ata nuk janë shteti gjithmonë, kështuqë lufta me opozitën është punë sizifi, që po e vuan gjithë Kosova mbi kurriz, kur pushteti nuk bënë tjetër gjë! Edhe inferioriteti mos të mundon se shteti i Kosovës është bërë njëherë dhe nuk bëhet më! Luj vent kryeministër e mos na shitë pordhë të ftofta, siç thotë populli jonë, që aq shumë të do⁉”, ka shkruar Selimi.