Azdren Shala largohet nga PSD: Arsyet janë krejt personale

Azdren Shala, deri sot anëtar i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti pas 7 vitesh.

Shala thotë se arsyet janë tërësisht personale dhe lidhen me angazhimet e tij profesionale.

Shala e ka quajtur PSD-në, të vetmen parti “me vlera dhe bindje progresive”, kurse thotë se rrugëtimi i saj do të jetë “patjetër i susesshëm”.

Postimi i plotë:

Miq dhe shoke, pas nje rrugetimi shtate vjecar ne politike me PSD-ne, sot me duhet ta marre hapin me te veshtire ndonjehere, per arsye krejt personale rruget tona ndahen ketu. E falenderoj shume secilin shoke e shoqe me te cilet ecja ne politike ka qene fantastike, ne vecanti kryetarin e PSD-se, Dardan Molliqaj, per bashkepunimin dhe konstruktivitetin e treguar gjate gjithe kohes.  Dardani mbetet njeriu me poltike ne Kosove, ashtu sic PSD eshte e vetmja parti me vlera dhe bindje progresive. Per shkak te angazhimeve te mia profesionale ne fushen e historise, e kam te pamundur qe ta ndihmoje tutje PSD-ne ne rrugetimin e saj patjeter te sukseshem.