Avokati serb, Cedomir Stojkoviq, ka bërë të ditur se nesër në orën 15:00 do bëjë homazhe para varrit të vogëlushes, Blerina Jashari, e cila u vra në moshën 7-vjeçare në Prekaz.
Përmes një postimi në platformën X, Stojkoviq ka thënë se pas kësaj ai do të dorëzohet tek autoritetet serbe, të cilat i sfidon ta arrestojnë.
“Në këtë mënyrë i sfidoj autoritetet që të më arrestojnë më pas (dhe të më rrahin nëse duan) dhe të tregojnë se në Serbi ekziston një rregull i ri antihistian, antievropian, antiqytetërues dhe vandal, sipas të cilit vendosja e luleve, varret e femijeve shqiptare denohen me rrahje dhe me burg! Nëse më arrestojnë, të premtoj: Do ta bëj përsëri!”, shkroi ai.
Sipas tij vetëm Serbia guxoi të arrestonte dhe të rrihte një burrë se ai vendosi lule mbi varrin e një fëmije shqiptar.
“Serbia të enjten do ta ketë edhe një “kriminel” si Nikolla Sandulovuqi, që vendos lule mbi varret e fëmijëve – mua – pra, t’ju shoh o mangupa, çfarë do të vendosni. Ju zgjodhët të heshtni për Nikolla Sanduloviçin “sepse nuk ju pëlqen. Më lejoni të shoh çfarë justifikimi do të keni për mua”, shkroi Stojkoviq në X.