Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikola Sanduloviq, do të vizitoj sot Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.
Ai ka paralajmëruar se do të vendos lule tek varri i Blerina Jasharit, vajzës shtatë vjeçare të vrarë në Prekaz nga forcat serbe, shkruan Arbresh.info.
Kujtojmë se ky veprimi Stajkoviqit vjen pasi Sanduloviq javë më parë ka vendosur kurora lulesh në Prekaz si dhe ka kërkuar falje për sulmet që forcat serbe kryen në këtë fshat duke vrarë mbi 50 anëtar të familjes Jashari në vitin 1998 gjatë luftës në Kosovë.