Michael Polak, avokati i politikanit serb Nikolla Sanduloviq, është ndaluar nga Policia e Serbisë dhe është marrë në pyetje.
Kjo u bë e ditur nga vetë Sanduloviq, i cili kërkoi reagim ndërkombëtarë.
“Urgjente!!!!!!!! Avokati im nga Londra Michael PolakLaw sapo u ndalua nga pjesëtarët e policisë së Vuçiqit që po e marrin në pyetje… A do të bëjë më në fund komuniteti ndërkombëtar diçka për regjimin diktatorial në Serbi?”, ka shkruar ai në rrjetin social X.
Lidhur me këtë ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns.
Ajo u shpreh e shqetësuar dhe tha se e ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Britanisë.
“Kjo është thellësisht shqetësuese – kam folur me Ministrinë e Jashtme dhe ata janë në dijeni”, tha ajo
Politikani opozitar serb, Nikolla Sanduloviq, javë më parë ishte arrestuar e torturuar nga Shërbimi Sekret i Serbisë, për shkak se e kishte vizituar Prekazin dhe kishte bërë homazhe te varri i Blerina Jasharit.
Po ashtu, nga BIA ishte ndaluar edhe vajza e tij për të njëjtën arsye.
Edhe avokati i tij serb ishte marrë në pyetje për shkak të vizitës së tij në Prekaz.
Për rastin ka folur edhe vet avokati Michael Polak.
Ai tha se u mor në pyetje dhe u akuzua për përfshirje në çështje të brendshme të Serbisë.
“Tortura nuk është kurrë një çështje e brendshme e asnjë shteti”, tha Polak.