Avokati, Besnik Berisha, ka falënderuar publikisht të gjithë ata që ofruan përkrahje gjatë ditëve të kaluara, kur ai u arrestua, për siç u tha, motive politike.
Berisha u lirua me vendim të Gjykatës për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Berisha tha se besimi i përkrahësve të tij, i dha “forcë e motiv të shtuar për të luftuar kundër padrejtësisë” që e goditi këto ditë, por që sipas tij, mund ta godas secilin shtoi çdo ditë.
Në këtë reagim, ai ka bërë ftesë që të luftohet çdo ditë abuzimi i shtetit, duke shtuar se për të lufta për drejtësi veçse ka filluar.
“Ju garantoj me cdo gje qe kam se as ne kete rast, e as ne asnje rast tjeter une as nuk jam lige e as nuk jam korite.
Ju ftoj te bashkohemi kunder arbitraritetit e ta luftojme cdo dite e me cdo mjet ligjor abuzimin me pushtetin!
Per mua lufta per drejtesi vec sa ka filluar, e bashke me secilin nga ju do e cojme deri ne fund sepse askush nuk eshte dhe nuk duhet te jete mbi ligjin”, përfundoi avokati, Besnik Berisha.