Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku rreth orës 06:00 në Autostraden “Ibrahim Rugova” në hyrje – dalje në Mazgit.
Të përfshira kanë qenë një automjet zyrtar, një kamion dhe një mjet furgon, në këtë aksident përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
Këto informata i dha për Gazetën Express zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
“Rastit i janë pergjigjur njësitet relevante policore për menaxhim trafiku në autostradë, ekipe tjera dhe autoambulanca. Prokurori dhe autoritetet tjera janë njoftuar për rastin dhe pas kryerjes së proceduarve të vendshikimit rruga është liruar pas ndërprerjes së përkohshme të qarkullimit të trafikut”, tha Hoxha.