Opozita edhe sot nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend
Në këto momente është duke u mbajtuar seanca parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Grupet parlamentare të partive opozitare në vend, PDK, LDK dhe AAK, edhe sot i kanë vazhduar shenjat protestuese ndaj Qeverisë Kurti. Ata nuk kanë marrë pjesë fare në votimin e projektligjeve për marrëveshjet ndërkombëtare.