Burim Dula zgjedhet ‘Punëtori Sportiv i Vitit’ në Komunën e Rahovecit
Drejtori Sportiv i KF Rahovecit, Burim Dula është zgjedhur Punëtori Sportiv i Vitit. Angazhimi në klubin më të vjetër të qytetit dhe jo vetëm e kontributi i deritanishëm, për komisionin vlerësues ishte i mjaftueshëm për vlerësim maksimal dhe marrjen e këtij epiteti. Këtë e konfirmoi edhe klubi përmes një komunikate.
